sport

Maradona në burg me Escobar, festa e çmendur mes femrave, luksit dhe ushtarëve

KOLUMBI– Viti 1991 nuk ishte një vit i lehtë për Diego Armando Maradonën. Sulmuesi i Napolit po vuante një skualifikim dy-vjeçar pasi kishte rezultuar pozitiv me kokainë në testet anti-doping dhe epoka e tij nën hijen e Vezuvit dukej gjithnjë drejt fundit.

Argjentinasi vendosi ta kalonte skualifikimin në Argjentinë, larg gjithçkaje dhe të gjithëve, por gjatë kontrollit të policisë në shtëpi iu gjet drogë dhe kur doli nga shtëpia gjeti një mori gazetarësh dhe reporterësh, kjo ishte tradhtia e qeverisë së Menemit kundër Diegos, i cili u lirua pasi pagoi 20,000 pesos si kusht.

Të lidhura

None found

Polemika vazhdoi për një kohë të gjatë dhe ndërsa viti ishte gati për t’u mbyllur, agjenti i Diegos, Guillermo Coppola, riktheu interesin e një zotërie të rëndësishëm kolumbian në dëshirën për të organizuar një ndeshje miqësore me lojtarë të tjerë të rëndësishëm nga Amerika Latine dhe shpërblimi do të ishte i konsiderueshëm.

Nuk ishte hera e parë që emri i futbollistit argjentinas lidhej me Kolumbinë: emri i Diegos ishte i famshëm në të gjithë Amerikën Latine që në moshë shumë të re dhe në kohën kur luante te Boca Juniors mbërriti një ofertë e madhe nga vëllezërit Orejuela, zotër të kartelit Cali dhe pronarë të klubit America de Cali. Interesi i Barcelonës dhe një propozim më i mirë e bënë Maradonën të transferohej në Europë.

Takimi mes Maradonës dhe Rodríguez Orejuela, kur argjentinasi ishte gati të nënshkruante me América de Cali përpara se të bashkohej me Barcelonën.

Megjithatë, lind pyetja: kush e donte Diegon në Kolumbi? Kërkesa ishte bërë nga Pablo Emilio Escobar Gaviria, trafikanti më i madh i drogës në histori. Përveçse një kriminel i rrezikshëm, mbreti i kokainës ishte edhe një tifoz i madh i futbollit dhe donte të takonte lojtarin e madh argjentinas dhe për këtë organizoi një miqësore.

Kërkesa u pranua dhe këtu lindi miti i lojës në La Catedral, burgu i ndërtuar pranë Envigados që karteli Medellin, i drejtuar nga Escobar administroi. Kampioni në një intervistë për gazetën spanjolle As në vitin 2014 foli për atë episod si më poshtë: “Në vitin 1991 Guillermo Coppola më tha se një person shumë i rëndësishëm nga Kolumbia donte të më paguante një shumë të madhe për të luajtur një ndeshje miqësore me disa lojtarë si Rene Higuita.

Kur shkova në Medellin dhe më çuan në një burg të rrethuar nga mijëra ushtarë, thashë: “Çfarë dreqin po ndodh, a do të më fusin në burg?” Kur shkova në atë vend m’u duk si hotel luksoz në Dubai, aty ma prezantuan, më thanë: “Diego, ai është shefi.” Unë e përshëndeta dhe djali ishte shumë i respektueshëm, mjaft i ftohtë, por më tregoi mirësi. Por meqë nuk isha i informuar, nuk e dija se kush ishte”.

Pas ndeshjes miqësore, të gjithë të ftuarit morën pjesë në një festë që El Diez, pas vitesh dhe në të njëjtën intervistë, e mbante mend: “Ishin vajzat më të bukura që kam parë në jetën time dhe ne ishim në burg! Nuk mund ta besoja. Të nesërmen në mëngjes u pagova dhe ai më përshëndeti me dashuri. Më detyroi të shkoja në një lloj zyre ku më tha se e admironte futbollin tim dhe se ndjehej i identifikuar me mua, sepse si unë ai doli nga varfëria për të qenë i suksesshëm”.

Kreu i kartelit Medellin dyshohet se i propozoi argjentinasit të luante për Deportivo Independiente Medellin, por asgjë nuk u bë. Pas skualifikimit Maradona zgjodhi të pranojë ofertën e Sevillas.

(Dosja.al)

të fundit

SHISH’s advanced surveillance equipment ended up with crime” / Bardhi: After every strong denunciation, the Police follow me for a month

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

3 hours ago

Shqipe Mehmeti Selimi: From the October 1 student protest to today’s call for justice

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

3 hours ago

Shqipe Mehmeti Selimi: Nga protesta studentore e 1 Tetorit te thirrja e sotme për drejtësi

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë…

3 hours ago

Horoskopi 2 Tetor/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një lidhje, por përqendrohuni tek gjerat…

3 hours ago

Lumbardh Dellova vlerësohet si më i miri në barazimin pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Kosova ka barazuar 0-0 ndaj Izraelit, në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit B të Ligës së Kombeve.“Dardanët” patën…

3 hours ago

“Pajisja e avancuar e SHISH për përgjime përfundoi te krimi”/ Bardhi: Pas çdo denoncimi të fortë, Policia më ndjek për një muaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një intervistë në “Prime News24” ka dhënë një deklaratë të fortë…

3 hours ago