Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë një inciativë të re sa i përket merkatos së futbollistëve të huaj për klubet e futbollit në shtetin fqinj. Inciativa është thuajse e ngjashme me atë që ndërmori Shqipëria para disa viteve, por maqedonasit e kanë shtrirë diapazonin e shteteve ballkanike, ku futbollistët e të cilëve nuk do të njihen si të huaj në Maqedoninë e Veriut.
Padyshim që ky vendim i mundshëm i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në merkaton e klubeve në Shqipëri
Siç raporton “open-tv”, merkatoja dimërore për klubet e futbollit në Maqedoninë e Veriut hapet të hënën, më 15 janar, dhe tashmë po punohet shumë për realizimin e iniciativës, që futbollistët e vendeve të rajonit të mos trajtohen si të huaj në Maqedoni. FFM-ja, në konsultim me organet kompetente lidhur me ligjet e marrëdhënieve të punës, është në kërkim të mënyrës që kjo kërkesë të realizohet sa më shpejt dhe me iniciativën e lojtarëve të Ligës së Parë, të cilët kanë pasur një takim me presidentin Muhamed Sejdini para Vitit të Ri.
Sipas njoftimeve, lojtarët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi nuk do të konsiderohen si të huaj në vend. Një njoftim i tillë është i pritshëm dhe një lloj reciprociteti, duke qenë se në vendet e përmendura futbollistët nga Maqedonia e Veriut tashmë prej disa vitesh luajnë si lojtarë vendor.
Për momentin, çdo skuadër e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut ka të drejtën e 4 lojtarëve të huaj pa paguar kuota regjistrimi në FFM, dhe ka mundësi për 4 të huaj shtesë, por për secilin paguhet nga 5000 euro deri në 20000 euro për të tetin.
Një vendim i tillë do të ishte shpëtim për disa klube, dhe realiteti është se shumica e lojtarëve ndërkombëtarë që luajnë për klubet në Maqedoni janë nga vendet e përmendura. Nga ana tjetër, do të reduktohej fondi që paguhet për shumicën e të huajve, fond që ishte menduar për zhvillimin e futbollit të të rinjve në vend. /panoramasport/
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë.…
Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri…
DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…