Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi 1-1 ndaj favoritit Belgjikës, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” për kualifikimet e Botërorit, njofton Telegrafi.
Në nddshjen e luajtur para 30 mijë tifozëve, kuqeverdhët treguan lojë luftarake dhe shpërdoruan disa raste, përfshirë dy shtylla në një aksion dhe një gol të anuluar nga VAR-i.
Belgët kaluan në epërsi në minutën e 28-të me golin e De Kuiper, pas një aksioni të shpejtë. Pavarësisht presionit dhe mungesës së fatit, Maqedonia nuk u dorëzua.
Në minutën e 87-të, Ezgjan Alioski realizoi një gol spektakolar pas një asisti të Çurlinovit, duke vendosur baraspeshën dhe ndezur entuziazmin në stadium.
Në fund, barazimi ishte i merituar për një skuadër që tregoi karakter dhe shpirt gare përballë favoritit të grupit.
Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka kohë për pushim apo eufori – tashmë nesër futbollistët nisen drejt Astanas për ndeshjen kundër Kazakistanit të hënën.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe…
Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? Pirja e ujit është një veprim i…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirin Ha Long, një prej destinacioneve më të njohura turistike të Vietnamit, ku një…
Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë…
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm…