Sadio Mane ka qenë protagonist ditët e fundit pas fitimit të Kupës së Afrikës me Senegalin. Lojtari 29-vjeçar i Liverpool-it bëri histori me kombëtaren e tij dhe tani është i gatshëm të largohet nga Premier League për në La Liga.
Sipas SPOX dhe Goal, Mane dëshiron të luajë për Real Madridin ose Barcelonën. Lojtari ka kontratë me Liverpool-in deri në vitin 2023 dhe sipas këtyre dy mediave, nëse dy të mëdhenjtë e La Liga-s e duan atë, ai nuk do ta ketë problem largimin nga Liverpool.
Goal dhe SPOX shpjegojnë se Mane konsideron se nëse shkon në La Liga, ai ka më shumë shanse të bëhet lojtari më i mirë afrikan në histori nëse fiton ligën në një vend tjetër dhe një tjetër trofe të Champions League.
Mane është një lojtar kyç në sulmin e Liverpool-it me të cilin për momentin nuk ka pasur bisedime për rinovimin e kontratës që përfundon në verën e vitit 2023. /albeu.com
Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë…
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen,…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka…
Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i…