Skuadra që fiton nuk ndryshon: ky duket të jetë orientimi i Mancinit në funksion të çerekfinales së Euro 2020 kundër Belgjikës. Mancini ka 26 titullarë në dispozicion, siç vetë tekniku e ka treguar, duke i dhënë mundësi thuajse të gjithë ekipit të luajë në Europian, por tashmë nevojitet një kujdes i shtuar në përzgjedhjen e formacionit.
Ndaj Austrisë u pa qartë që disa futbollistë ndienin lodhjen fizike. Në stërvitjen e fundit, numri 1 i stolit të të kaltërve u përqëndua tek mesfusha e përbërë nga Barella-Jorginho-Verratti dhe Berardi-Immobile-Insigne në sulm. Pa dyshim që Pessina dhe Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen si një armë plus për Italinë, elementë që mund të përdoren në çdo moment gjatë sfidës.
None found
Për momentin, Italia kundër Belgjikës do të luante me Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi (Chiellini), Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Kthimi titullar i Chiellinit, pas dëmtimit në kofshën e majtë, ende është në dyshim.
Seanca e radhës do të jetë e nevojshme për të pasur më shumë siguri në lidhje me vendimet e Mancinit, i cili në çdo rast nuk do të jetë në gjendje të llogarisë, as kësaj here, Alessandro Florenzin. Formacioni anti-Belgjikë do të ishte praktikisht identik me atë që luftoi kundër Austrisë, sepse trajneri pa më shumë merita nga kundërshtarët sesa vështirësi tek skuadra e tij.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…