Categories: sport

Mancini: Ndaj Uellsit pa llogari, duam fitoren e radhës

Për Italinë, e kualifikuar tanimë në 1/8-at, në ndeshjen ndaj Uellsit është momenti që t’i japë frymëmarrje ndonjë prej lojtarëve që kanë shpenzuar më shumë energji, por jo për të bërë llogari.

Është ky mendimi i Roberto Mancinit në vigjilje të përballjes me Bale dhe shokë, pasi trajneri nuk pranon devijime nga filozofia e lojës së bukur dhe aq më pak pranon mundësinë për të menaxhuar rezultatin e ndeshjes. Në prononcimin e tij, trajneri i Italisë është i qartë.

“Skuadrës time i kërkoj që të luajë si gjithmonë, në sulm, duke i bërë gjërat për së mbari. Synojmë fitoren për ta mbyllur grupin si kryesues, ndonëse do të jetë e vështirë, luajmë në orën 18.00 dhe temperaturat do të jenë të larta”.

Edhe pse nuk dëshiron të bëjë llogari trajneri i Italisë e kupton nevojën për një rotacion për të menaxhuar energjitë teksa shprehet se disa nga lojtarët kanë të nevojshëm një pushim për të rikuperuar energjitë.

“Do të jetë ndeshja e 3-të brenda 10 ditësh dhe dy të parat kërkuan goxha energji. Disa lojtarë natyrisht janë më të lodhur se të tjerët dhe ky ndoshta është momenti i vetëm për të bërë disa ndryshme”, u shpreh trajneri i “axurrëve”.

Mancini e pranon ndërkohë se mes risive mund të jetë edhe rikthimi në fushë i Verratit, për të cilin deklaroi se nuk është ende në 100% fizikisht, por mund ta kompensojë me cilësitë teknike.

“Natyrisht që nuk është ende në kondicionin fizik prej 100% siç mund të jenë të tjerët, por në të njëjtën kohë ka cilësitë teknike që mund të kompensojnë këtë mangësi. Po, mund të luajë, por të shohim nëse do të ndodhë nga fillimi apo gjatë lojës”, tha Mancio.

Në horizont duken ndërkohë edhe ndryshime në sulm, me Mancinin që shprehet se Chiesa mund të luajë në të gjitha rolet në repartin ofensiv.

të fundit

Xheneta Fetahu thotë se është përballur disa herë me Gjestin: E kam uruar edhe për ditëlindje, por nuk ma ktheu

Në një live në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, ka folur hapur për përballjet e…

9 minutes ago

Blendi Gonxhe: Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër, avantazh për tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme

Përmes një reagimi në “Facebook”, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, shprehet se Shqipëria renditet e para në…

15 minutes ago

Nga llogaritë e rreme në rrjete sociale te bigamia dhe kolaudimi i makinës/ Cilat janë dënimet që parashikon Kodi i ri Penal

Mes shumë neneve të propozuara, në draftin e kodit të ri penal që pritet të diskutohet, është edhe Neni 745…

27 minutes ago

Oprah Winfrey hap rrugën private në Maui për të ndihmuar në evakuimin pas paralajmërimit për cunami

Pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter, që goditi gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, u…

28 minutes ago

Aksident në aksin Lushnje-Fier, plagosen rëndë dy persona

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet…

58 minutes ago

Berisha: Balluku ka marrë rezultat në Fier si Assadi në Siri, laptopi i saj ka pasur gjithë dokumentet e patronazhistëve

Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, e ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të…

1 hour ago