Categories: sport

Mancini: Më Spanjën do të jetë e vështirë, por ne jemi Italia

Të arrish në majë, është e vështirë, por edhe shumë është qëndrosh aty. Roberto Mancini, dy ditë para përplasjes me Spanjën, në gjysmëfinale të Nations League, i bën të qarta objektivat e “të kaltërve”.

“Do të ishte mirë të fitonim Ligën e Kombeve menjëherë pas Kampionatit Europian dhe të kualifikoheshim sa më herët në Kupën e Botës, “Katar 2022”, por nuk do të jetë e lehtë,” – shpjegoi trajneri italian për faqen e UEFA-s. “Spanja ishte skuadra që na vuri më shumë në vështirësi gjatë “Euro 2020”. Ata janë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur.”

“San Siro”, zakonisht, mbushet plot kur luan ekipi kombëtar. Sidomos pas atij triumfi, ndoshta edhe të papritur, në “Euro 2020”.

“Ishte fantastike, sepse bëmë shumë njerëz të lumtur, të rinj dhe të moshuar. Ishte festë për të gjithë, ndoshta për shkak të periudhës që po përjetojmë. Tifozët ishin entuziastë dhe ne luajmë për të argëtuar njerëzit.”

Duke folur për talentet e reja të ekipit kombëtar, ish-trajneri i City-t, Interit etj., më tej vuri në dukje:

“Donnarumma filloi të luante në një moshë shumë të re dhe ka cilësi të mëdha. Ai përmirësohet vit pas viti dhe dëshiron të konsiderohet portieri më i mirë në botë. Ishim shumë me fat që e kishim në Euro 2020. Chiesa? Mendoj se Federico mund të rritet më tej, po përmirësohet në aspekte të ndryshme. Ai ka aftësi të mira atletike dhe teknike. Duhet të rritet mendërisht dhe të gjejë stabilitet. Ka shumë mënyra për të fituar. Perceptimi për Italinë ka ndryshuar, por njerëzit nuk mund të harrojnë se Italia ka fituar katër Kupa Bote. Ne jemi kampionë të Europës dhe kemi një histori të rëndësishme”./ss/

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

2 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

2 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

2 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

3 hours ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

3 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

3 hours ago