Categories: sport

Mancini: Jo vetëm e talentuar, Italia ime plot vlera njerëzore

Shtatë ditë kanë kaluar që prej momentit kur Italia mposhti Anglinë në finalen dramatike të Euro 2020 që u luajt në mitikun “Wembley”, u shpall kampione e Evropës pas 53 vitesh dhe riktheu trofeun e madh në Romë për herë të dytë në histori.

Roberto Mancini ishte arkitekti i Italisë së fortë, të bukur dhe fituese. Një triumf që pakkush e priste përpara fillimit të Euro 2020, teksa trajneri i kombëtares së kaltër po feston akoma dhe i është rikthyer suksesit të madh me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

“Pikërisht shtatë ditë më parë, në këtë orë, po përgatiteshim të zhvillonim një sfidë të madhe, të fundit të Euro 2020, finalen me Anglinë. Se si shkoi e si përfundoi e dimë të gjithë.

Ajo që askush nuk e di në fakt, është ajo që ndodhi në prapaskenë. Disa ditë më parë shumë prej jush keni parë fazën e fundit të ëndrrës azzurre. Siç mund ta keni menduar, pjesa më e madhe e forcës së këtij grupi nuk lidhet vetëm me talentin, por edhe me aspektin njerëzor, lehtësimin dhe besimin.

Një grup i mrekullueshëm. Djem të aftë të buzëqeshin dhe të mbërrijnë me gëzim në një moment plot tension siç janë penalltitë. Ne kemi treguar që mund të jemi profesionistë të shkëlqyer, pa harruar të jemi njerëzorë.

Për këtë aventurë të parë që përfundoi në mënyrën më të mirë, nuk më mbetet veçse të shkruaj një falënderim të madh për të gjithë: tifozët, lojtarët, stafin, miqtë”, përfundon komenti i Mancinit.

të fundit

Bordalas: Yamal e ka potencialin për të fituar Topin e Artë

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, beson se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka potencialin për ta fituar Topin e Artë…

4 minutes ago

Laçi dhe Egnatia nisin përballjen në Kurbin (VIDEO)

Laci-EgnatiaLaçi 0-0 Egnatia“Abissnet Superiore”: Java 6Stadiumi: Stadiumi “Laçi”Arbitër: Dorjan Maletaj FORMACIONET ZYRTARE:LAÇI: Guri; Azizi, Kurti, Tola, Bibo, Samuel, Ajazi, Traore, Nerguti,…

7 minutes ago

Grupi B i Kategorisë së Dytë në fushë për javën e tretë, ja rezultatet

Kategoria e DytëKanë nisur 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë të grupit B, të cilat vlejnë për llogari të javës…

7 minutes ago

Vëmendja te transferta e Pogradecit, në fushë dalin edhe dy pretendentët e tjerë të Superiores, ja rezultatet në kohë reale

Kategoria e ParëKanë nisur katër ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 5-të…

8 minutes ago

Tragjike/ Të paktën 109 viktima nga mbytja e një varke me emigrantë, mbi 116 të zhdukur

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

11 minutes ago

Aksident në Selanik/ Shqiptari hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

13 minutes ago