sport

Mancini: Dua të fitoj Botërorin, nuk ka vend për eksperimente

Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 24 mars, takim që do të luhet në Palermo, dhe është e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.

Për të folur për këtë ndeshje ka dalë në konferecën për shtyp trajneri roberto Mancini, ku ka treguar për gjendjen e lojtarëve dhe cili është synimi i Italisë.

Të lidhura

None found

“Balotelli? Jam mundur të marr ata që janë më të dobishëm për ne. Nuk kemi shumë hapësira për të provuar gjëra të reja. Baza është ajo e lojtarëve që ishin në kampionatin europian, veç Bernardeschi që nuk ishte mirë, ose ndonjë lojtar tjetër për shkak se nuk marr dot 40 lojtarë.

Mora Joao Pedro sepse mund të bëjë edhe sulmuesin e dytë edhe të krahut. Do të bëjmë disa vlerësime. Nuk e marrim si të kaluar ndeshjen e parë. Nuk do të jetë e thjeshtë. Pastaj nëse kalojmë janë edhe katër ditë të tjera”.

“A i kam analizuar dy skenarët? Ju mendoni për skenarin B… Unë do kujdesem për skenarin A dhe do flas për këtë. Mendojmë pozitiv, baza është e fortë dhe mendojmë se gjithçka do të shkojë shumë mirë. Nuk do të jenë dy ndeshje të lehta, por ndoshta as nuk duhet të ishim këtu.

Ne duhet të fillojmë të luajmë si gjithmonë. Ajo që arritëm nuk erdhi rastësi. Në sulm kemi marrë sulmues të ndryshëm për këto ndeshje. Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës dhe për t’ia dalë duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Ne duam të shkojmë në Kupën e Botës për ta fituar atë”.

“Gjendja e lojtarëve? Nuk më shqetësojnë aspak Barella e Insigne, pasi në kombëtare kanë bërë gjithmonë paraqitje të mira. Normalisht gjatë sezonit ka edhe momente kur nuk je në 100 për qind të formës. As Donnarumma nuk më shqetëson.

Është më mirë ta kemi me ne se sa kundër nesh. Sa i takon Chiellinit, ai po bën mirë dhe fakti që ka luajtur është pozitiv. Ndoshta nuk mund të luajë të dyja ndeshjet, por do të flasim së bashku dhe do të vendosim. Bonuçi është stërvitur, është mirë, por do të vlerësohet për ndeshjen e dytë”.

“Çfarë pres? Kam besim, sepse e di që kam lojtarë profesionistë që arritën të ndërtonin gjithçka nga e para dhe të fitonin Europianin kur askush nuk besonte. Por ua them, askush… Besimi duhet të nisë nga kjo, nga ajo që kemi bërë. Skuadra është solide dhe ka cilësi. Normalisht ka emocione, por gjëja kryesore që duhet të mendojmë është ajo që ndodhu në korrik. Gjithçka ta nisim nga aty”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Egnatia triumfon 0-2 në Laç, Nevil Dede: Kundërshtari meriton komplimente, tabloja jonë është pozitive

Nevil Dede Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...

5 minutes ago

Financial Times: Rritet alarmi për operacione ruse kundër drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Europë

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…

6 minutes ago

PLD: Krizë në drejtësi, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 çështje të pazgjidhura

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

16 minutes ago

Këmbësorja 63-vjeçare plagoset rëndë nga një Mercedes i Spitalit të Gostivarit

Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që…

16 minutes ago

Hendersoni kthehet në një zbulim te Chelsea dhe fiton besimin e Xabi Alonsos

Mesfushori veteran anglez u transferua pa shumë bujë gjatë verës, por paraqitjet e tij po e shndërrojnë në një nga…

17 minutes ago

NAME/ Explosion at the “Motor Oil” refinery in Greece two days ago: another Albanian dies

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

22 minutes ago