Manchester United i ka përcjellë Aurelien Tchouamenit se një kalim i mundshëm nga Real Madridi në “Old Trafford” mund të ndodhë vetëm nëse lojtari pranon të paguhet më pak.
None found
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili thekson se ky mesazh u është transmetuar përfaqësuesve të mesfushorit francez. Sipas tij, klubi anglez ende nuk ka marrë miratimin nga Real Madridi për të hyrë në bisedime.
“Manchester United ia ka bërë të qartë kampit të Aurelien Tchouamenit se mënyra e vetme për t’iu bashkuar klubit është të pranojë një pagë ndryshe nga ajo që fiton te Real Madridi”, ka raportuar Romano.
Në këtë moment, Tchouameni fiton afërsisht 300 mijë euro në javë, duke përfshirë bonuset. Nga ana tjetër, United po kërkon të reduktojë shpenzimet për pagat, pasi gjatë kësaj vere nuk arriti të transferojë Elliot Anderson, Sandro Tonali dhe Mateus Fernandes.
Po ashtu, për francezin interesim ka shfaqur edhe Chelsea, ndërsa Manchester United po vlerëson edhe opsione më të lira në treg, si Tyler Adams dhe Sander Berge./
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…