sport

Manchester United pranë revolucionit, në merkato janë tre emra për sulmin

Manchester United mendohet se do të bëhet një nga protagonistët më të mëdhenj të merkatos së verës. Trajneri i ri erdhi, me Ten Hag që do të jetë në krye të “Djallit” që nga fundi i sezonit.

Duhet shumë punë në ristrukturimin e ekipit, largimet dhe afrimet e mundshme, mentaliteti dhe gjendja fizike e lojtarëve. Tekniku i ri do të ketë shumë punë për të bërë dhe të sjellë Manchester United në formën që duhet të jetë, pasi lojtarët nuk i mungojnë, por mentaliteti fitues po.

Ndër prioritetet e klubit është afrimi i një sulmuesi të ri. Një nga rrugët për t’u marrë parasysh është Sebastian Haller, një lojtar të cilin trajneri i ardhshëm e njeh në mënyrë perfekte dhe Haller e ka akoma edhe më të thjeshtë pasi e njeh mirë kampionatin anglez pasi më parë luante për West Ham. Sebastian Haller është një sulmues goli, ku shifrat e tij flasin vet, dhe ka një çmim rreth 50 milionë euro.

Një tjetër për t’u analizuar është Victor Osimhen, sulmuesi nigerian i Napolit. Ai është një protagonist i shkëlqyer me ekipin napoletan dhe i vlerësuar shumë në anën monetare. De Laurentiis e ka bërë të qartë, kushdo që do të marrë Osimhen, duhet të paguajë 100 milionë euro.

Mundësia e tretë në tryezë është një objektiv vendas. Në këtë rast bëhet fjalë për lojtarin anglez, Harry Kane.

Pas një vere të kaluar në të cilën ai tregoi dëshirën e tij për të braktisur Tottenham dhe për të kaluar te City, por nuk ndodhi.

Për të arritur te Kane duhet një investim i konsiderueshëm, por nuk mund ta quajmë më të pamundur./h.ll/albeu.com

të fundit

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

1 minute ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

29 minutes ago

KQZ i Kosovës nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të…

50 minutes ago

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi deklaroi në një intervistë për News24 se opozita po…

58 minutes ago

Hailey Bieber dukej plot stil gjatë një daljeje me miken e saj Kendall Jenner

Hailey Bieber dukej me stil dhe e kuruar pa mundim teksa doli me miqtë në Los Angeles të mërkurën. Modelja…

1 hour ago

Arta Bajrami letër të hapur Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, iu drejtohet me kërkesa për formimin e institucioneve dhe fëmijët me nevoja të veçanta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë një reagim të fuqishëm publik përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit…

2 hours ago