Manchester United ka arritur një marrëveshje me Sevillan për shitjen e përhershme të sulmuesit Mateo Mejia.
“Sevilla ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar me Mateo Mejia nga Manchester United si transferim i përhershën. Dokumentet do të nënshkruhen gjatë javës së ardhshme”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në platformën X.
“Sulmuesi i lindur në vitin 2003 do të largohet nga klubi falas pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor. Manchester United do të mbajë 25 për qind të kartonit të Mejias”.
20-vjeçari ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2019, por ai ka bërë vetëm 30 paraqitje në akademinë e të rinjve, për shkak të lëndimeve të shumta.
Ai u transferua nga akademia e Real Zaragozës në vitin 2019 pasi raportohet se kishte shënuar rreth 60 gola përgjatë të gjitha kategorive të grupmoshave, brenda një sezoni.
Sidoqoftë, ka dyshime të mëdha mbi gjendjen fizike të tij, andaj nuk është çudi pse klubi anglez e ka pranuar largimin e tij.
Në rast se Mejia shkëlqen me paraqitjet e tij në Spanjë, United mund të përfitojë direkt në rast se bëhet shitja e tij në të ardhmen./Telegrafi/
Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate.…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria…
Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po…
Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin…
Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…