Paul Pogba ka një çmim. Dhe sigurisht jo shumë klube kanë buxhet për ta përballuar blerjen e francezit. Manchester United, për t’i dhënë dritën jeshile largimit të kampionit të botës, kërkon 80 milionë euro. Një shifër më e ulët sesa 105 milionët që “Djajtë e Kuq” investuan për ta rrëmbyer nga Juvja në vitin 2016. Kuptohet që një ndryshim i tillë i çmimit vjen si pasojë e pandemisë dhe nga fakti që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.
Palët nuk duken shumë të interesuara për të rinovuar, kështu që francezi po mendon për një aventurë të re. Kështu që drejtuesit e United, në mungesë të rinovimit, janë të detyruar të shesin këtë verë, për të mos e humbur pas një viti me parametër zero. 80 milionë mund të duken pak, por realisht është një shumë e majme për një lojtar që mund ta humbësh falas.
Çmimi i vendosur nga klubi anglez ndikon natyrshëm edhe tek Juvja. Rikthimi i Pogbasë në Torino është ëndrra e drejtuesve bardhezinj. Është tentuar edhe në sesionet e kaluara të merkatos, por kur nuk u arrit në vijën e finishit. Evolucioni i marrëdhënieve midis lojtarit dhe Manchester hapi një dritare të re për lamtumirën.
Kthimi i Allegrit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për kthimin e mundshëm të Paulit në Serinë A, pasi kanë punuar bashkë te “Zonja e Vjetër” në sezonin e 2014-16. Sidoqoftë, 80 milionë euro përfaqëson një investim përtej mundësive financiare që kanë në Continassa.
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve…
Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan…
Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë,…
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Burime për media…
Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur…
Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…