Barcelonës mund t’i ofrohet një marrëveshje tronditëse me kosto të ulët për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Raphael Varane, në afatin kalimtar të janarit.
Ish-reprezentuesi francez është lidhur me një largim nga Old Trafford pasi një ndryshim në pronësi ka sjell një qasje të re në klubin anglez.
Erik ten Hag është informuar se duhet të shesë lojtarë përpara se të sjellë fytyra të reja me anglezin Jadon Sancho të parin që pritet të kthehet te ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund, në formë huazimi.
Varane është caktuar si një tjetër largim i mundshëm, por qendërmbrojtësi me përvojë nuk dëshiron të kalojë në Arabinë Saudite.
Sipas përditësimit të fundit nga Teamtalk.com, United është gati të shesë ish-yllin e Real Madridit për rreth 20 milionë euro, mes bisedimeve me Barcelonën.
Një marrëveshje për të shitur Varanen do të sillte fonde dhe do të lironte hapësirë në faturën e pagave të Unitedin, me Ten Hag të pakënaqur për vendin e tij afatgjatë në klub.
Një rikthim në Madrid mbetet gjithashtu si një mundësi, për shkak të krizës së tyre të lëndimeve, por ata do të synonin ta merrnin për një tarifë afër 10 milionë euro. /Telegrafi/
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti…
Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…
Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…