sport

Manchester United i gatshëm të shesë çdo anëtar të ekipit, përveç tre lojtarëve

Manchester United është i gatshëm që të shesë çdo lojtar të ekipit të tyre këtë verë, përveç tre emrave që po cilësohen të paprekshëm sipas një raportimi të ri.

‘Djajtë e Kuq’ momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë në Ligën Premier, pas një sezoni zhgënjyes ku ata humbën 12 ndeshje nga 34 sa i kanë zhvilluar gjithsej.

Duke marrë parasysh se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është thuajse i pamundur, dhe me lojtarët pagat e të cilëve do të zvogëlohet rreth 25 për qind, klubi pritet që të ndërmarr një qasje ‘ultra fleksibile’ që ka të bëjë me shitjen e një lojtari para se të transferojnë një të ri.

Anthony Martial, Raphael Varane dhe Brandon Williams që të gjithë pritet të largohen si lojtarë të lirë, ndërsa mbetet të shihet se a do të ketë oferta për emra si Aaron Wan-Bissaka, Donny van de Beek, Victor Lindelof dhe Christian Eriksen.

Casemiro shihet gjithashtu si i pazëvendësueshëm, por paga e tij e madhe prej 350 mijë eurosh në javë, mund ta detyrojë Unitedin të pranojë ofertat që vijnë në drejtim të tyre.

Klubi gjithashtu pret që të fitojë një shumë të majme parash nga shitja e yjeve si Mason Greenwood, Jadon Sancho dhe Antony.

Në fund, raporti thekson se United do të mbështetet tek treshja Rasmus Hojlund, Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho, që po cilësohen si të vetmit lojtarë të paprekshëm në ekip, dhe shtylla e projektit të ri sportiv. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago