sport

Manchester United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Mason Greenwood e ka ringjallur karrierën e tij në La Liga, pas problemeve të mëdha me ligjin në Angli.

Huazimi te Getafe nga Manchester United ishte i duhuri dhe Greenwood ka shkëlqyer duke bërë që tani edhe skuadrat e mëdha të vihen pas tij.

Barcelona, Juventus, Roma dhe Atletico Madrid janë katër klubet e mëdha që duan shërbimet e anglezit, por duket se katalunasit kanë përparësi.

Kjo për faktin se Manchester United ka filluar të interesohet për transferimin e sulmuesit brazilian Vitor Roque.

Roque iu bashkua Barcelonës në janar, por ai nuk ka arritur pritshmëritë deri më tani në Kataluni dhe ekziston mundësia që të largohet në verë.

Media të ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Man Utd është i gatshëm të ofrojë te Barcelona yllin anglez Mason Greenwood dhe një shumë rreth 20 milionë euro për Vitor Roquen.

Dy klubet e mëdha evropiane pritet të futen në bisedime dhe mundësia është e madhe që të arrihet një marrëveshje duke marrë parasysh se Greenwood është në listën e dëshirave të Barcelonës dhe nga ana tjetër United e do transferimin e Vitor Roques. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

8 hours ago

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…

8 hours ago

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…

8 hours ago

Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata…

8 hours ago

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…

8 hours ago

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, një fëmijë ka…

9 hours ago