Manchester United do të kërkojë 50 deri në 60 milionë euro për të lënë Jadon Sanchon të largohet në verë, sipas Football Insider.
Reprezentuesi anglez u huazua te ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund, në janar pasi u përplas me trajnerin Erik ten Hag. Pasi trajneri holandez nuk arriti të përfshijë lojtarin në humbjen 3-1 nga Arsenali në shtator 2023 për çështje të lidhura me stërvitjen, sulmuesi u kundërpërgjigj, duke pretenduar se kjo ishte e pavërtetë.
Ai bëri një postim në X, por më vonë e fshiu postimin. Megjithatë, 23-vjeçari nuk arriti të bënte paqe me Ten Hag dhe bëri vetëm tri paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, duke grumbulluar një kohë totale prej 76 minutash.
Pas kthimit të Sanchos në Gjermani, ai është paraqitur tri herë në Bundesligë dhe ka realizuar dy asistime. Megjithatë, çmimi i cituar nga Football Insider mund të duket i tepruar për një lojtar që nuk ka arritur të përmbushë pritjet.
Ai u transferua te Manchester United për një shumë prej 80 milionë euro në vitin 2021 dhe luajti 82 ndeshje për klubin në të gjitha garat. Nga ato paraqitje, sulmuesi ka shënuar vetëm 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.
Raporti i lartpërmendur gjithashtu pretendon se nuk ka gjasa që Borussia Dortmund të nënshkruajë me Sanchon në baza të përhershme gjatë verës. Një e ardhme në Old Trafford për anësorin anglez duket e padiskutueshme për momentin. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, mund të ndjeni një nevojë të…
Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos…
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump…
Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana duke mashtruar shtetas nga…
Një krim brutal u zbulua në Itali, në rajonin Anguilar, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë…
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, është shpallur fitues i zgjedhjeve të së enjtes, duke zgjatur qeverisjen e tij prej katër…