sport

Manchester United gati të paguajnë 100 milionë euro për yllin e Sporting Lisbonës

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres gjatë verës.

Gyokeres momentalisht luan në Portugali tek gjiganti Sporting Lisbona, pasi kompletoi një transferim prej 20 milionë eurosh nga kategoria e dytë e futbollit anglez verën e kaluar.

Të lidhura

None found

25-vjeçari ka arritur një rekord të ri të golave në Portugali, pasi ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje në elitën e futbollit portugez këtë sezon.

Ai ka kontribuar gjithashtu edhe me tetë asistime, ku tre prej tyre erdhën në ndeshjen që Sportingu e fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Estoril muajin e kaluar.

Është shumë e lehtë për ta kuptuar se shifrat e tij do t’i bënin mirë Unitedit, ani pse suedezi luan si sulmues i vetëm për Sportingun, por mund të përshtatet edhe me Rasmus Hojlund si partner në “Old Trafford”.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, United janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e sulmuesit, e cila qëndron në vlerë prej 100 milionë eurosh, sapo të hapet afati kalimtar veror.

Kjo shumë do të tejkalonte shifrën prej 64 milionë eurosh që “Djajtë e Kuq” paguan për të nënshkruar me Hojlund nga Atalanta vitin e kaluar. /Telegrafi/

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

52 minutes ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

52 minutes ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

53 minutes ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

1 hour ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

1 hour ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

2 hours ago