Tifozët e Manchester United janë të bindur se ylli i Real Madridit, Rodrygo do të ishte “nënshkrimi më i mirë i tyre në vite e fundit”.
Braziliani 23-vjeçar ka qenë në klubin spanjoll që nga viti 2018 pas një lëvizjeje prej 45 milionë eurosh nga Santos.
Tifozët e Man Utd mendojnë se nënshkrimi me Rodygon nga Real Madrid për 100 milionë euro do të ishte një marrëveshje e shkëlqyer.
Ai ka vazhduar të bëhet një lojtar kyç për Los Blancos, duke shënuar 50 gola në 206 ndeshje.
Dhe ai ka fituar një mori trofesh në Bernabeu, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.
Megjithatë, e ardhmja e brazilianit te Reali është vënë në dyshim. Gjigantët spanjollë thuhet se kanë rënë dakord të nënshkruajnë me Kylian Mbappen si një transferim i lirë nga Paris Saint-Germain.
Dhe Reali është gjithashtu i vendosur të mirëpresë brazilianin tjetër, Endrick – i cili gjithashtu luan në dy pozicionin e Rodrygos.
Kjo do të thotë që Carlo Ancelotti mund të ketë nevojë të shesë një nga lojtarët e tij aktual për të akomoduar të rinjtë. /Telegrafi/
Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu…
Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia…
Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim…
Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…