Situata e Casemiros te Manchester United nuk është aspak e qartë me mbrojtësin brazilian që mund të largohet.
Duke marrë parasysh se te Djajtë e Kuq ka ndryshime edhe në klub, atëherë Casemiro nuk po bën pjesë në planet e skuadrës pasi është lojtari më i paguar, por edhe po lëndohet shumë dhe trajneri Ten Hag nuk po mund të llogarit në shërbimet e tij.
Daily Star ka raportuar se braziliani ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me United dhe nuk ka blerës serioz.
Kësisoj për ta shmangur pagën e tij për dy vite e gjysmë të ardhshme, United është gati t’ia prish kontratën mesfushorit brazilian.
Por për ta bërë këtë gjë, United do të duhet të paguajë një shumë të majme në mënyrë që ta heqin qafe brazilianin.
Gjithnjë sipas Daily Star, Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë një kompensim prej 20 milionë eurove brazilianit në mënyrë që t’ia prishin kontratën.
Është një shumë e konsiderueshme e parave, megjithatë te United janë të vendosur të largojnë reprezentuesin brazilian nga Old Traford.
E ardhmja e tij mund të jetë në Arabinë Saudite ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas…
Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli këtë të martë të reja nga dosja hetimore për Altin Ndocin, i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri,…
Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit…
Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një…