Manchester United raportohet sa ka dërguar ofertën e parë zyrtare për transferimin e Jarrad Branthwaite, të cilën tifozët e Evertonit e cilësuan si “mungesë respekti”.
21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni të shkëlqyeshëm në aspektin individual për Evertonin.
None found
Ai ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tre gola si dhe duke ndihmuar klubin që t’i shmanget rënies nga Liga Premier.
Qendërmbrojtësi u përfshi në listën preliminare të Anglisë për Euro 2024, por dështoi që të bëhet pjesë e listës finale të Gareth Southgate.
The Athletic raporton se Unitedi ka dërguar një ofertë në vlerë prej 35 milionë eurove për të siguruar shërbimet e tij.
Oferta po shihet si e papranueshme nga Evertoni, të cilët pritet ta refuzojnë atë.
Klubi anglez po pret një çmim “premium” për Branthwaite mes shqetësimeve të tyre për thyerje të rregullave të profitit dhe qëndrueshmërisë të Ligës Premier (PSR).
Evertoni beson se Branthwaite është në të njëjtin nivel me Harry Maguire, Wesley Fofana dhe Josko Gvardiol, të cilët ishin shitur për shifra mbi 75 milionë euro.
Unitedi gjithashtu thuhet se e ka përcjellur edhe situatën e qendërmbrojtësit të Lille, Leny Yoro, i cili po ashtu është objektiv i Raeal Madridit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…