Manchester City po shqyrton mundësinë e transferimit të Alexis Mac Allisterit nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, nëse Rodri largohet nga skuadra angleze, sipas raportimit të një gazetari.
Argjentinasi vlerësohet si një prej mesfushorëve më cilësorë të Ligës Premier dhe gjatë viteve të fundit ka fituar një rol të rëndësishëm te Liverpooli.
None found
Mac Allister, i cili është 27 vjeç, iu bashkua “Reds” në vitin 2023. Me klubin nga “Anfield”, ai ka triumfuar në Ligën Premier dhe në Kupën EFL, nga një herë.
Forma dhe paraqitjet e tij në një nga fazat më të mira të karrierës kanë bërë që mesfushori i kombëtares së Argjentinës të tërheqë interesimin e Manchester Cityt.
Gazetari Matt Thielen ka bërë të ditur se drejtuesit e “Qytetarëve” kanë vendosur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit argjentinas.
Klubi i Pep Guardiolës druhet se mund të mbetet pa Rodrin gjatë kësaj vere dhe e konsideron Mac Allisterin një kandidat të përshtatshëm për ta zëvendësuar spanjollin.
Marrëveshja aktuale e Rodrit me Manchester Cityn është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa deri tani nuk ka indicie se 30-vjeçari është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin në “Etihad”.
Mesfushori Dion Kacuri thotë se nuk ka qenë vështirë për të vendosur që të përfaqësojë Kosovën.22-vjeçari u ftua për herë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës për të debatuar rreth aktgjykimit të shkallës…
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,…
NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" – Shkup njofton se uji i pijshëm në territorin e Qytetit të Shkupit është në përputhje…
LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi,…