Categories: sport

Manchester City pranë akordit për pasuesin e Rodrit, transferimi vlerësohet mbi 100 milionë euro

Manchester City po vijon me ritëm të lartë lëvizjet në merkaton verore. Vetëm gjashtë ditë pas prezantimit të Elliot Andersonit si blerja më e kushtueshme në historinë e klubit, kampionët e Anglisë kanë shtuar përpjekjet për të siguruar talentin maroken Ayyoub Bouaddi.

Të lidhura

None found

Bouaddi, vetëm 18 vjeç, u kthye në një prej emrave më të spikatur falë paraqitjeve mbresëlënëse me Marokun në Kupën e Botës, duke kontribuar që kombëtarja e tij të mbërrinte deri në çerekfinale. Aftësitë e mesfushorit ishin shfaqur edhe më herët, kur ai luajti në suksesin e Lilles kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pikërisht në ditën kur festonte 17-vjetorin.

Klubi francez e ka përcaktuar vlerën e Bouaddit në rreth 100 milionë euro. Duke përfshirë edhe 116 milionë eurot e paguara për Elliot Andersonin, investimi i Manchester Cityt për rindërtimin e repartit të mesfushës gjatë kësaj vere do të arrinte afro 270 milionë euro.

RMC Sport bën të ditur se drejtuesit e Cityt po negociojnë në dy fronte, me Lillen dhe njëkohësisht me përfaqësuesit e futbollistit. Kontaktet me klubin francez janë bërë dukshëm më intensive, ndërsa skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola raportohet se ka krijuar një avantazh të madh ndaj rivalëve në garë.

Optimizmi për mbylljen e operacionit është konfirmuar edhe nga gazetari Fabrizio Romano, sipas të cilit Manchester City pret që marrëveshja të kompletohet brenda ditëve të ardhshme. Për t’u zgjidhur ka mbetur vetëm mënyra se si do të vijojë karriera e Bouaddit: bashkimi i menjëhershëm me Cityn ose qëndrimi te Lille edhe për një sezon në formë huazimi.

E gjithë kjo lëvizje ndërthuret drejtpërdrejt me të ardhmen e Rodrit. Mesfushori spanjoll, sipas raportimeve, është bërë pjesë e negociatave mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Në fillim, klubi madrilen nuk ishte plotësisht i bindur për të ndërmarrë hapa konkretë, por paraqitjet e Rodrit në Kupën e Botës e kanë ndryshuar panoramën. Ai fitoi Topin e Artë të turneut, duke bërë që Real Madridi ta shtonte interesimin, edhe pse aktualisht lojtari po rikuperohet pas një operacioni në shpinë.

Një kalim i menjëhershëm i Bouaddit në “Etihad” do t’ia lehtësonte ndjeshëm Manchester Cityt largimin e Rodrit. Marokeni dhe Elliot Anderson do të formonin një dyshe të re në qendër të fushës, çka do t’u ofronte më shumë liri futbollistëve me tipare sulmuese, përfshirë Rayan Cherki, Phil Foden dhe Jeremy Doku.

Pep Guardiola ka ende në përbërje Nico González, Mateo Kovacic dhe Tijjani Reijnders, por vazhdimësia e tyre nuk konsiderohet plotësisht e garantuar. Kovacic ndodhet në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, kurse Gonzalez dhe Reijnders nuk morën minutazhin që kishin pritur gjatë sezonit të kaluar.

të fundit

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti zbulon ambiciet e tij, opozita premton zgjidhje

Ende pa u tharë boja mbi dokumentin që i hoqi kompetencat Anuela Ristanit, e cila dha menjëherë dorëheqjen nga pozicioni…

14 minutes ago

Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në merkaton verore të vitit 2026, me Ipswichin si surprizë

Afati kalimtar veror në ligat më të forta evropiane tashmë është mbyllur, ndërsa klubet kanë shpenzuar shuma të mëdha për…

15 minutes ago

95th Citizens’ Protest Begins as Crowd Gathers in Skanderbeg Square Chanting: Your End Has Come!

Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë…

27 minutes ago

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova po afrohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin duke thënë…

28 minutes ago

International Drug Trafficking Ring Busted, 463 kg of Methamphetamine Seized at Port of Colombo

Rreth 463 kilogramë metamfetaminë kristalore janë sekuestruar në portin e Kolombos në Sri Lanka, gjatë një operacioni të përbashkët të…

28 minutes ago

Sadushi Urges Finance Ministry to Unblock Judges’ Salaries: Constitutional Court Ruling Must Be Implemented

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se…

28 minutes ago