Manchester City e hapi sezonin e ri të Ligës Premier me një fitore dramatike 2-1 kundër Bournemouthit, ndonëse e mbylli pjesën e parë në disavantazh.
Pavarësisht ndryshimeve në stol dhe në përbërjen e skuadrës, Man City arriti ta niste kampionatin me rezultat pozitiv.
None found
Bournemouthi zhbllokoi takimin në minutën e 26-të. Marcus Tavernier, i asistuar nga Evanilson, realizoi golin që i dha skuadrës së tij epërsinë 0-1.
Përgjigjja e “Citizens” erdhi gjatë pjesës së dytë. Në minutën e 84-t, Marc Guehi goditi saktë me kokë pas harkimit nga këndi të Rayan Cherkit dhe riktheu baraspeshën.
Përmbysja u realizua në minutën e 90+1-të, kur Josko Gvardiol dërgoi topin në rrjetë. Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por ndërhyrja e VAR-it ndryshoi vendimin dhe realizimi u konfirmua.
Me këtë rikthim spektakolar, skuadra e Enzo Marescas mori tri pikët e para të sezonit, ndërsa Bournemouthi e përfundoi javën hapëse pa pikë.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…