Categories: sport

Manchester City përgatit ofertë 95 milionë euro për Iliman Ndiaye

Manchester City po vlerëson me seriozitet afrimin e Iliman Ndiaye, sulmuesit senegalez 26-vjeçar që konsiderohet lojtari më i spikatur i Evertonit.

Drejtuesit e klubit nga Etihad kanë zhvilluar biseda të brendshme, ndërsa kanë kontaktuar edhe ndërmjetësuesit e futbollistit. “Qytetarët” pritet të paraqesin një ofertë prej 80 milionë funtesh, ose afërsisht 95 milionë euro, për lojtarin e gjithanshëm.

Të lidhura

None found

Në fazën e fundit të afatit kalimtar veror, City ka shtuar kërkimet për alternativa të reja në repartin ofensiv dhe Ndiaye është shfaqur ndër objektivat kryesorë të klubit.

Raportohet se senegalezi është i gatshëm të ndryshojë skuadër, pasi deri tani ka hedhur poshtë disa propozime të Evertonit për rinovimin e kontratës.

Mospranimi për të vijuar marrëveshjen me klubin aktual ka ngjallur interesin edhe të emrave të mëdhenj të Anglisë, përfshirë Liverpoolin dhe Manchester Unitedin. Megjithatë, Manchester City duket momentalisht më pranë realizimit të transferimit.

Evertoni ka mbajtur një qëndrim të palëkundur gjatë gjithë verës, duke insistuar se futbollisti i tij më i mirë nuk është në shitje. Ende nuk dihet nëse oferta e madhe nga Manchesteri do ta ndryshojë këtë vendim.

Jack Grealish mund të shërbejë si një element shtesë në favor të Cityt gjatë negociatave, pasi mundësia e përfshirjes së tij në këtë marrëveshje është diskutuar tashmë brenda klubit.

Për klubin nga Goodison Park, një shitje e mundshme në fund të afatit do të krijonte një dilemë të konsiderueshme, pasi Evertoni do të duhej të gjente një zëvendësues të denjë në treg brenda një kohe shumë të kufizuar.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago