Categories: sport

Manchester City hoqi dorë nga transferimi i yllit të Barcelonës pas raportit mjekësor

Manchester City kishte vlerësuar seriozisht mundësinë për të nënshkruar me Frenkie De Jong nga Barcelona gjatë merkatos së verës, por në fund u tërhoq nga kjo lëvizje për shkak të një raporti në lidhje me gjendjen e tij fizike.

Të lidhura

None found

Burime nga Catalunya Radio bëjnë me dije se kampioni i Anglisë e kishte parë mesfushorin holandez si një prej alternativave kryesore për të mbushur boshllëkun e lënë nga Rodri, i cili kaloi te skuadra katalanase.

Drejtuesit e klubit anglez kishin hyrë madje në bisedime me Barcelonën për të eksploruar kushtet e një transferimi të mundshëm.

Barcelona ishte e hapur për të negociuar shitjen e De Jongut, por skenari ndryshoi tërësisht pasi City mori një raport mjekësor lidhur me dëmtimin e gjurit që holandezi kishte pësuar gjatë Kupës së Botës 2026.

Sipas informacioneve, ky dokument ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e Manchester Cityt, i cili hoqi dorë përfundimisht nga ndjekja e mesfushorit.

Në mungesë të De Jongut, klubi anglez ndërmori një ristrukturim të plotë të mesfushës, duke kryer disa afrime me peshë të madhe.

Manchester City siguroi shërbimet e Elliot Anderson, Enzo Fernandez dhe Ayyoub Bouaddin për të forcuar repartin e mesfushës.

Ndërkohë, De Jong vijon procesin e rikuperimit nga lëndimi dhe ndodhet aktualisht në fazat përfundimtare të rikthimit në fushë, pasi ka qëndruar jashtë lojës që nga periudha e Kupës së Botës.

të fundit

Dinamo dhe Partizani përballen në “Elbasan Arena” në kërkim të pikëve

Dinamo - PartizaniDINAMO 0-0 PARTIZANI“Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Klodian ShahiniFORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Ruci, Qefalija,…

3 minutes ago

Kos: North Macedonia has implemented 56 percent of reforms, will receive 71 million euros

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…

4 minutes ago

AA: The right to university education in Albanian is not up for debate

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…

4 minutes ago

Basha takes Balla to court, seeking retraction and public correction

Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Taulant…

4 minutes ago

Government approves normative act: perpetrators of violence will be held liable for property damage

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë aktesh dhe vendimesh në mbledhjen e fundit, ku ndër më të rëndësishmit është…

5 minutes ago

Tragedy in waters near the Canary Islands: at least 8 migrants die

Të paktën tetë emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin drejt Ishujve Kanarie u gjet në…

5 minutes ago