sport

Manchester City gjen pasuesin e Ederson, kushton 13 mln euro

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato.

Pas afrimeve të bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po përgatit një tjetër goditje – këtë herë në portë.

Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin e ri James Trafford, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes që kishte me Burnley.

Trafford, i lindur në vitin 2002, ishte shitur për 17 milionë euro në verën e vitit 2023, ndërsa tani operacioni mbyllet për 30 milionë euro – por City, do të paguajë realisht vetëm 13 milionë, për shkak të kushteve të mëparshme të marrëveshjes.

Pep Guardiola e ka kërkuar personalisht rikthimin e portierit anglez, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe pritet të luftojë për vendin e titullarit.

Sipas të njëjtave burime, Ederson mund të përfundojë në stol dhe mund të largohet këtë verë.

të fundit

Analiza e Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë fitores së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë,…

22 minutes ago

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit…

54 minutes ago

Nga kërkesa për leje për arrestimin e Ballukut, te prangat e Erion Veliajt, dosjet më të bujshme që hetoi SPAK në 2025

Godina e xhamtë e SPAK ishte ndërtesa me e vizituar nga politikanët e majtë e të djathtë përgjatë vitit 2025,…

1 hour ago

Kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”!

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5, pas një televotimi ku të…

2 hours ago

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, ku ka folur…

2 hours ago

Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland (FOTO+VIDEO)

Zelanda e Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë që hynë…

3 hours ago