sport

Manchester City dënohet me 140 mijë euro gjobë për veprimin e Erling Haaland kundër gjyqtarit

Manchester City është goditur me gjobë nga Federata e Futbollit (FA) për shkak të sjelljes së lojtarëve të tyre në fund të barazimit 3-3 me Tottenhamin.

CFARE NDODHI?
Lojtarët e Cityt reaguan me zemërim ndaj gjyqtarit Simon Hooper pasi ai i fryu bilbilit për t’i dhënë skuadrës së Pep Guardiolës një goditje dënimi, pavarësisht se fillimisht luajti avantazhin. Vendimi ndaloi një mundësi të mundshme gol për City-n pikërisht në fund të lojës, pasi Haaland sapo kishte luajtur topin përpara për Jack Grealish.

ÇFARË THA Federata E Futbollit (FA)
Haaland i bërtiti arbitrit ndërsa vendimi zemëroi kampionët në fuqi, të cilët u akuzuan nga FA pas incidentit dhe u gjobitën të hënën. Në një deklaratë nga organi drejtues thuhej: “Manchester City FC është gjobitur me 140,000 euro pasi lojtarët e tyre rrethuan një zyrtar të ndeshjes në ndeshjen e Premier League kundër Tottenham Hotspur FC të dielën më 3 dhjetor. Manchester City FC pranoi se ata nuk arritën të sigurojnë lojtarët e tyre të mos sillen në mënyrë të pahijshme gjatë minutës së 94. Komisioni i pavarur Rregullativ e ka vendosur këtë sanksion pas seancës dëgjimore”.

Trajneri i City-t, Guardiola mbrojti lojtarët e tij nga kritikat pas reagimit të tyre ndaj thirrjes së Hooper. Menaxheri këmbënguli se skuadra e tij “është sjellë në mënyrë të jashtëzakonshme këtë sezon”, por tha se ata do të pranonin cilindo vendim që FA të merrte për incidentin.

të fundit

Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar programin bërthamor iranian dhe kufizimet raketore

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…

6 minutes ago

Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë

5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…

20 minutes ago

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi

Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…

23 minutes ago

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…

45 minutes ago

Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia njoftoi se gjatë muajit janar…

1 hour ago

Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.…

1 hour ago