Klubet e Premier Ligës janë shpenzuesit më të mëdhenj, me kampionatin anglez që është i pakrahasueshëm për fuqinë financiare me të tjerët. Por pavarësisht kësaj, vetëm dy klube të Premier Ligës janë përfshirë në renditjen e “top 10”, si skuadrat më të çmuara në Europë.
Sipas “Football Benchmark”, Mançester Siti kryeson klasifikimin, duke u krenuar me një rritje prej nëntë për qind. Kampionët e Anglisë dhe Evropës lënë pas disa skuadra të mëdha, duke përfshirë PSG-në dhe Realin e Madridit, ekipe të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ndërsa “qytetarët” krenohen me një vlerësim të skuadrës prej 1.4 miliard euro, skuadra e PSG-së vlerësohet me 1.1 miliard, ndërsa edhe Reali i Madridit e kalon vlerën e 1 miliard eurove. Më pas në renditje vijnë Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, dy klube që në fakt kanë pësuar rënie në vlerën e tyre këtë vit.
Gjigantët gjermanë kanë rënë me 2% të vlerës, pavarësisht se firmosën me një yll si Herri Kejn në verë. Në top 10 është edhe Manchester United, ndërsa Italia përfaqësohet nga Napoli, përkatësisht me vendin e shtatë dhe të nëntë. /balkanweb/
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një aksident i rëndë rrrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Lopës në afërsi të fshatit Salari. Për…
Këngëtarja dhe reperja e njohur Nikki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrëmjen e sotme ka pritur në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri Begaj gjatë…
nga Albeu.com Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë…
Këngëtari Blero Muharremi, i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes së tij, Eronitës, me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë…