sport

Manajn e caktova unë për penalltinë/ Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam krenar për ekipin

Pas përfundimit të sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e ekipit të tij.

I zhgënjyer për rezultatin përfundimtar, tekniku brazilian u shpreh krenar për performancën dhe përkushtimin e lojtarëve, duke e cilësuar këtë si një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në dy vitet e fundit.

“Jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët, por shumë krenar për mënyrën se si luajtëm. Ekipi tregoi karakter, qetësi dhe nivel të lartë ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht. Lojtarët që hynë nga stoli bënë gjithashtu shumë mirë”, tha Sylvinho.

Ai theksoi progresin e skuadrës në aspektin e përbërjes dhe konkurrencës së brendshme: “Në fillim kishim vetëm 15-16 lojtarë në nivel, tani kemi të paktën 22-23. Kjo është një arritje e madhe për ne”.

Jasir Asani, mbeti sërish jashtë fushës në barazimin ndaj Serbisë, duke mos luajtur asnjë minutë për të dytën ndeshje radhazi, çka ngjalli dyshime mbi rolin e tij në ekip.

I pyetur në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho, theksoi se Asani mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe se mungesa e minutave nuk lidhet me probleme personale, por me konkurrencën e fortë brenda grupit.

Sa i përket vendimit për ekzekutuesin e penalltisë, Sylvinho deklaroi se ishte zgjedhja e tij që Manaj të gjuante, duke përmendur statistika të mëparshme dhe besimin që ka te sulmuesi.

“Ishte zgjedhja ime që Manaj të gjuante penalltitë. Kam shënimet për ndeshjet e fundit. Ndaj Andorrës ishte po ashtu Manaj, ndaj Anglisë ishte Bajrami, ndaj Ukrainës ishte Jasir Asani. Unë kam shumë respekt për vendin, për njerëzit. Ju keni një vend shumë të bukur, keni një histori të bukur, me zemër dhe me shpirt. Kam dy vite që jetoj këtu. Më pëlqen shumë qyteti ku jetoj.

Unë dhe Doriva kemi zgjedhur të jetojmë këtu, madje e diskutoj dhe me trajnerë të tjerë këtë vendim. Mua më pëlqejnë shumë lojtarët teknikë, më çmendin. Por Kombëtarja është e hapur. Jemi vazhdimisht duke u përmirësuar. Jemi në rrugën e duhur. Por nuk do të kemi kurrë një Shqipëri të Sylvinhos, është Shqipëria e vendit tuaj dhe e shqiptarëve. Shijojeni këtë Kombëtare, sepse besoj që dhe ju jeni krenarë për atë që kanë bërë lojtarët sot”, tha trajneri.

Trajneri e mbylli deklaratën me fokusin tashmë të zhvendosur te sfida e radhës kundër Letonisë, më 10 qershor: “Duhet të grumbullojmë pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë po aq e vështirë. Nuk fituam, por as Serbia nuk mori më shumë se ne. Ne ishim më pranë fitores”.

të fundit

Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në…

6 minutes ago

Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht

Gushti pritet të sjellë ndryshime të mëdha dhe energji të reja për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Sipas parashikimeve…

19 minutes ago

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij…

28 minutes ago

Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në…

28 minutes ago

SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd

Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve…

37 minutes ago

Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se…

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxës, kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë…

48 minutes ago