eria A zhvilloi edhe dy sfida të tjera të javës së 16-të të saj ku Verona ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3 kundër Venezias në një sfidë që rezultoi e luftuar deri në minutat e fundit.
Veronezët arritën të përmbysnin rezultatin e 3 golave që skuadra Venezias shënoi në pjesën e parë. Që në minutën e 12 shënoi me anë të Ceçaroni, 19’ Crnigoj dhe 28’ Henry, dhe krijuan iluzionin se ndeshja u mbyll që në pjesën e parë, por një autogol në fillimin e pjesës së dytë ndryshoi fatin e kësaj ndeshje.
None found
Autori i golit të tretë Henry, ngatërroi portë në minutën e 52 duke dërguar topin në portën e tij dhe duke i dhënë shpresa skuadrës mike, që gjeti forcat dhe arriti të shënonte edhe 3 herë të tjera me anë të Caprari 65, Simeone 67’ dhe 85’.
Me këtë fitore skuadra e veronës arrin në kuotën e 23 pikëve duke u pozicionuar ne vendin e 9-të, ndërsa Venezia ngelet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 16-të të tabelës së klasifikimit.
Sfida tjetër mes Spezias së Rey Manajt dhe Sassuolës u mbyll me shifrat 2-2, skuadrat që ndajnë kështu nga 1 pikë.
Skuadra e Spezias arriti të kalonte në avantazh me anë të sulmuesit shqiptar Rey Manaj në minutën e 35, i cili shënoi edhe golin e parë në Seria A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Manajt, ndërsa edhe pjesa e dytë do shikonte Spezian të shënonte edhe golin e dytë me anë të Gyasi në minutën e 48.
Sassuolo nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte dy herë për të marrë kështu një pikë në një transfertë të vështirë. Golat u shënuan në minutën e 66 dhe 79 nga Raspadori.
Pas këtij barazimi Spezia ka 12 pikë e renditur në vendin e 17-të ndërsa Sassuolo e pozicionuar e 12-ta me 20 pikë.
Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…
Partizani - TiranaEdhe ku kanë mbetur shumë pak minuta nga startimi i derbit Partizani – Tirana, tensionet janë maksimalisht të…
Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…
Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…