Manchester United nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 përballë Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të Premier League.
“Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen me Ronaldon në stol dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 18 me Pogba.
Goli i francezit do të ishte edhe i vetmi në 45 minutat e para, ndërsa sapo fillon e dyta vendasit arrijnë të gjejnë golin me Rodriguez.
Miqtë do shtonin presionin për të gjetur golin e dytë duke futur në fushë edhe Ronaldon në minutën e 68, por pa rezultat.
Newcastle ka bërë suprizën duke mposhtur më rezultatin 3-1 Evertonin “St, Jame’s Park”.
Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar në avantazh falë një autogoli të Lascelles në minutën e 36 , por vetëm një minut më vonë një tjetër autogol nga Holgate do të barazonte rezultatin.
Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim, në të dytë vendasit kanë dominuar më së shumti ndeshjen duke shënuar edhe 2 gola të tjerë me Fraser në minutën e 56 dhe Tripper në minutën e 80.
Pas këtij triumfi, Newcastle nis të dalë nga zona e rrezikut. /albeu.com
Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë…
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen,…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka…
Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i…