Manchester United ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin ‘Wembley’.
Mysafirët gjetën golin e parë në minutën e 30-të pas një gabimi fatal të Josko Gvardiol që i mundësoi Alejandro Garnachos të shënoi në portën e zbrazët për 1-0.
None found
‘Djajtë e Kuq’ nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e dytë me anë të Kobbie Mainoo i cili realizoi për 2-0 në minutën 39-të pas një asistimi fantastik nga Bruno Fernandes.
Me epërsi të dyfishtë të ‘Djajve të Kuq’ përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
Në pjesën e dytë City e dominoi tërësisht ndeshjen duke rrezikuar në disa raste portën e Onanas, para se të gjejnë eventualisht golin.
Erling Haaland (55’) bëri një goditje të fuqishme por traversa ishte aleat i ‘Djajve të Kuq’ në ato momente.
City rrezikoi edhe në tri raste të tjera me anë të Phil Foden, Erling Haaland dhe Kyle Walker por pa arritur të gjejnë golin.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme ‘Qytetarët’ e gjetën golin me anë të Jeremy Doku i cili në minutën e 87-të me një goditje jashtë zonës mposht Andre Onanan për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Sidoqoftë, kjo ishte e tëra që Man City mundi të bënte pasi deri në fund Unitedi e menaxhoi mirë rezultatin dhe mori trofeun e vetëm këtë sezon, që po ashtu ua mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj…
Qeveria e RMV-së, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për zgjerimin e…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë…
Maqedonia e Veriut sot do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale.…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas kërkesave që Presidentja ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për…
“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”. Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është…