Humbja të hënën e kaluar kundër Wolverhampton ka ndikuar shumë te Manchester United. Ekipi vazhdon të jetë nën kritikat e tifozëve dhe komentuesve, të cilët vënë në dyshim nëse gjermani Ralf Rangnick është njeriu i duhur për të sjellë në jetë këtë “anije” këtë sezon.
Shtypi anglez shkruan mëngjesin e sotëm se dhoma e zhveshjes është në flakë. “Mirror” citon një burim që siguron se janë deri në 11 lojtarë që duan të largohen, pasi janë të zhgënjyer dhe ndihen të margjinalizuar nga trajneri gjerman. Skuadra duket krejtësisht e ndarë.
None found
“The Sun” shpjegon se tek “Djajtë e Kuq” ka një ndjenjë se ka disa futbollistë të preferuar dhe se ata luajnë gjithmonë, edhe nëse nuk janë në formë. “Lojtarët janë të demoralizuar. Është një ndjenjë ‘déjà vu’ e viteve të shkuara. Tifozët mund të mendojnë se lojtarët nuk janë në gjendje të vënë në praktikë atë që u kërkon trajneri, por nuk është kështu. Disa thjesht kanë humbur motivimin dhe entuziazmin. Pastaj në një pjesë të skuadrës ndjehet se ka disa që thirren gjithmonë për të luajtur, pavarësisht se çfarë bëjnë“, tha për gazetën një burim i afërt me Djajtë e Kuq. r.t/albeu.com
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…