Manchester United ka vendosur një rekord të padëshiruar në Ligën Premier pas humbjes dramatike ndaj Chelseat në çastet e fundit të takimit.Mbrëmjen e së enjtes, United dhe Chelsea luajtën një klasike të futbollit anglez përballë një stadiumi të mbushur i tëri.
United e përmbysi avantazhin e Chelseat prej 2-0 duke udhëhequr me shifrat 3-2, teksa kishim hyrë në minutat shtesë të ndeshjes.
Cole Palmer shënoi dy gola në çastet përfundimtare të ndeshjes duke rikthyer edhe një herë tjetër epërsinë me rezultat 4-3 në favor të klubit londinez.
Pas ndeshjes, u zbulua se “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një rekord të ri në Ligën Premier, por ky rekord është i padëshiruar në ambientet e klubit.
“Manchester United ishin duke udhëhequr ndeshjen në minutën e 99:17, ekipi i fundit në Ligën Premier që ka udhëhequr një ndeshje të tillë dhe më pas ka humbur në fund”, ka shkruar Opta Joe në rrjetet sociale.
Pas kësaj humbje, United tani gjendet 11 pikë mbrapa Aston Villës që pozicionohet në vendit e katërt, teksa shpresat e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve kanë marrë një tjetër goditje,
Sa i përket Chelseat, ata tashmë kanë lëvizur dy pozita më lartë dhe momentalisht renditen në vendin e dhjetë në tabelë, një pikë mbrapa Newcastle United që kanë okupuar një vend për garat evropiane sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe…
“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për…
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. Maloku, student i dalluar…
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon…
Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa…