Manchester United duket i gatshëm të “vjedhë” Ousmane Dembélé nga Barcelona dhe skuadra angleze tashmë është në kontakt me agjentët e futbollistit për ta penguar atë të rinovojë me katalanasit.
Anësori është një nga futbollistët që i përfundon kontratën verën e ardhshme dhe nëse Barcelona nuk arrin të zgjasë marrëdhënien e saj në një muaj e gjysmë të ardhshëm, që nga 1 janari, ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub që dëshiron dhe tani “Djajtë e Kuq” janë një prej tyre.
None found
United duhet të përforcojë sulmin në krahë, veçanërisht duke menduar për lamtumirën e disa futbollistëve sulmues si Lingard, të cilit i përfundon kontrata dhe ndiqet pikërisht nga klubi katalanas apo Cavani, i cili do të largohet në fund të sezonit. Për të mos thënë që vazhdimësia e Cristianos nuk është e siguruar, pasi lidhet me kualifikimin në Champions League.
Dembélé kërkon të ketë rregullsi, për aq kohë sa e lejon fiziku, dhe një pagë të lartë, diçka që do t’i ofronin nga Old Trafford, ndryshe nga ajo që ofron Barcelona, me një rrogë për ndeshjet e luajtura. Alemany do të duhet të rimendojë ofertën nëse nuk dëshiron të shohë se si francezi vendosi rrugën për në Premier League. Urgjenca është totale dhe kjo është se United do të tentojë të mbyllë marrëveshjen me futbollistin në javën e parë të janarit. r.t/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…