Manchester City tashmë ka kompletuar blerjen e tyre të parë për afatin kalimtar të verës.
Sipas Fabrizio Romanos, City ka arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian, Savio, nga klubi francez Troyes, një pjesëtar i City Football Group (CFG).
None found
19-vjeçari momentalisht është duke luajtur tek Girona në formë huazimi deri në fund të sezonit, me ekipin spanjoll që po ashtu është pjesë e CFG.
Sipas Romanos, dokumentet do të nënshkruhen gjatë ditëve në vijim pasi City mposhti garën e ashpër nga klubet gjermane dhe ato angleze.
Savio ka impresionuar shefat e Cityt që prej se u bë pjesë e Gironës verën e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë në 23 paraqitje në La Liga këtë sezon.
Savio iu bashkua Troyesit nga ekipi brazilian Atletico Mineiro si një 18-vjeçar në verën e vitit 2022, me klubin francez që pagoi një shifër rekord prej 6.5 milionë eurosh.
Sulmuesi nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin e tij mëmë dhe tani do t’i bashkohet Cityt në fund të sezonit, sapo huazimi i tij në Spanjë të mbarojë./Telegrafi/
Kombëtarja shqiptareKanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations…
Disa zjarre vazhdojnë të shkrumbojnë sipërfaqe pyjore, ndërsa deri në orën 13 janë janë regjistruar gjithsej 13 zjarre. Sipas Qendrës…
Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kallëzimin e tij në SPAK së…
Isida Mollaymeri është rritur me disiplinën e baletit. [...]Read More...
Sulmuesi brazilian Richarlison po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij te Tottenhami, pasi nuk është…
Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore të Shqipërisë po vijon përgatitjet për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare…