Categories: sport

Malomo paralajmëron sfidë të fortë në Shkodër: Pauza na ndihmoi, Dinamo kërkon të vijojë serinë e fitoreve

Dinamo do të udhëtojë drejt Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet këtë të diel në stadiumin “Loro Boriçi”, me fillim në orën 18:30.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Dinamos, Malomo, foli për “Newsport” në prag të kësaj sfide, duke u ndalur te mënyra se si skuadra e shfrytëzoi pauzën e kombëtareve, përgatitjet nën drejtimin e Ilir Dajës dhe objektivat e kryeqytetasve për sezonin.

Sipas futbollistit nigerian, ndërprerja i dha ekipit mundësinë të rikuperonte energjitë dhe të ndihmonte lojtarët që po kalonin dëmtime. Gjatë kësaj periudhe, Dinamo zhvilloi edhe disa ndeshje miqësore, ndërsa lojtarët ndoqën programe individuale stërvitore.

Sa i përket transfertës ndaj Vllaznisë, Malomo theksoi se trajneri Ilir Daja nuk ka ndryshuar mënyrën e tij të punës. Ai vijon ta përgatisë skuadrën sipas filozofisë së zakonshme, njësoj si për çdo ndeshje tjetër.

Mesfushori pranoi se Vllaznia nuk po kalon një periudhë të mirë, por paralajmëroi se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar. Në Superiore, sipas tij, çdo takim është i vështirë dhe për të marrë pikët e plota duhet dhënë maksimumi.

Malomo shtoi se prania e një trajneri të ri mund të ndikojë në ndryshimin e mentalitetit të shkodranëve, ndaj Dinamo pret një përballje të komplikuar. Megjithatë, objektivi i skuadrës është i qartë: të ruajë ecurinë e fitoreve.

I pyetur për rolin e tij në formacion, ku po shndërrohet në një element të rëndësishëm për teknikun, Malomo u shpreh se një futbollist duhet të jetë i gatshëm të luajë në çdo pozicion ku kërkohet nga trajneri. Megjithatë, ai beson se Daja e di se paraqitet shumë mirë në rolin aktual.

Përsa i përket garës për titull, nigeriani nënvizoi se kampionati është ende i gjatë dhe se suksesi kërkon fitore në çdo ndeshje. Ai vlerësoi Teutën dhe Egnatian si dy skuadra të forta dhe rivale për trofeun, ndërsa theksoi se Dinamo duhet të bëjë gjithçka për t’i ndalur.

“Për të fituar titullin këtë sezon duhet të tregojmë mentalitet dhe karakter”, ishte mesazhi i Malomos për ambiciet e Dinamos.

të fundit

Tetovo, 51-year-old enters school during break and attacks two underage students

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

46 minutes ago

Kasami and Mexhiti: The law exam in Albanian, a promise kept

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

46 minutes ago

After clash with VLEN, Dimitrievski puts Albanian flag on Kumanovo municipal building

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

47 minutes ago

Tetovë, 51-vjeçari hyn në shkollë gjatë pushimit dhe sulmon dy nxënës të mitur

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

54 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Jurisprudenca në shqip, premtimi i mbajtur

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

54 minutes ago

Pas përplasjes me VLEN-in, Dimitrievski vendos flamurin shqiptar në godinën e Komunës së Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

54 minutes ago