sport

Mallorca rrezikon mbijetesën, Fenerbahce nuk i ndahet Muriqit

16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje në La Liga, golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë pas Kylian Mbappe.

Vedat Murqi, po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, në këtë nivel kaq të lartë, por për fat të keq forma e tij fantastike nuk i ka mjaftuar Mallorca-s.

Të lidhura

None found

Pavarësisht rendimentit të Murqit, Mallorca renditet në vendin e 18-të, në zonën e kuqe.

Ky pozicion vendos në dyshim shumë të fortë edhe të ardhmen e Vedat Muriqit. Është thuajse e pamundur që Murqi t’i qëndrojë besnik ekipit të tij edhe në La Liga2, për më tepër që për të ka një interesim shumë të fortë nga ana e Fenerbahces.

Gjiganti turk tentoi edhe gjatë janarit të siguronte shërbimet e “bomberit” dardan, por në fund Mallorca u bë pengesë duke mos lënë të lirë sulmuesin e tyre kryesor.

Sipas mediave turke, Fenerbahce nuk ka ndërmend të heq dorë nga Murqi dhe në verë do të tentojnë sërish me një ofertë të re.

Ekipi nga Stambolli shpreson shumë që Mallorca të mos mbijetojë në elitë pasi në këtë mënyrë do ta kishim më të lehtë të siguronin kartonin e sulmuesit kosovar. Muriqi ishte pjesë e Fenerbahces në sezonin 2019/2020 ku në 32 ndeshje realizoi 15 gola.

Tags: Muriqi

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago