Categories: sport

Malisheva pret Prishtinën në duelin e liderëve që përmbyll sot xhiron e nëntë

Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Malishevës dhe Prishtinës, do të ulë sot (e enjte) siparin e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Takimi që po ngjall entuziazëm të madh do të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, ku Malisheva do të presë Prishtinën. Fillimi i ndeshjes është parashikuar në orën 14:00.

Për të dyja skuadrat, kjo përballje ka peshë të veçantë, sepse synojnë ta përfundojnë fazën e parë të ndeshjeve në krye të renditjes dhe të krijojnë shkëputje.

Ky është i vetmi takim i planifikuar për të enjten, pasi të martën u luajtën dy ndeshje dhe të mërkurën u zhvilluan dy të tjera.

Ndërkohë, kampionati do të vijojë në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të.

të fundit

Student protest/ PM Rama reacts, blames opposition and threatens protesters: You will pay (VIDEO)

Përmes një reagimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas protestave të studentëve që kanë…

6 seconds ago

Horoscope October 15, 2026 / Discover what the stars predict for each sign

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni krijuar vetë, ndërsa disa të…

32 seconds ago

Përmbysja kundër Romës i jep Real Madridit një rekord të paprecedentë në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka zgjeruar edhe më shumë historinë e tij në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë…

5 minutes ago

Filipçe e quan skandaloze deklaratën e Toshkovskit për kufirin si “djathë zviceran

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një paraqitje në RTVM-së, tha se deklarata e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski se…

6 minutes ago

Pas çështjes Balogun dhe ndërhyrjes së Trumpit, FIFA propozon rishikimin e rregullave disiplinore

FIFA po propozon të ndryshojë kodin e saj disiplinor për të parandaluar një përsëritje të skandalit Folarin Balogun, por ky…

16 minutes ago

“Të gjithë së bashku”/ Gjimnazistët në Kamëz bojkotojnë mësimin, të rinjtë bllokojnë rrugën

Shkëndija e parë e protestës së sotme vjen nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në…

23 minutes ago