sport

Maldini mbyll marrëveshjen për blerjen e dy lojtarëve për verë, e konfirmon Romano

Skuadra italiane, AC Milan po përgatitet të sigurojë goditjen e parë të sezonit të ri.

E, drejtuesit e skuadrës së kuqezinjve, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë vendosur të vënë në dispozicion të Stefano Piolit(trajneri i Milan) një mbrojteës tjetër qendror për të mbështetur Tomori, Kjaer dhe Kalulu, duke ditur se Romagnoli do të largohet në verë, ndërsa Gabbia mund të huazohet.

Të lidhura

None found

Rritja e mbrojtësit të krahut, i cili luan kudo ta vendos Pioli, Kalulu, nuk i ndryshoi planet, me Milan të vendosur të mbyllin një marrëveshje për Sven Botman të Lille.

Alternative mbetet edhe Bremer, emër që është riaktivizuar në periudhën e fundit, por Milani ka menduar gjithmonë vetëm dhe ekskluzivisht për holandezin.

Nga ana tjetër, braziliani është i destinuar për në ekipe të tjera.

Agjenti i futbollistit të Lille u takua me drejtuesit e kuqezinjve në Casa Milan, siç u dokumentua edhe me foto, në shkurt. Një takim në të cilin palët i premtuan njëri-tjetrit.

Thuhet se është arritur marrëveshja për tre milionë euro neto në sezon per 5 vjet.

Newcastle dhe klubet e tjera të interesuara jane refuzuar, Botman ka treguar fuqishëm se e do Milanin dhe kështu do të jetë në fund, përveç kthesave të bujshme. Siç u përmend, akordi është pranë.

Sipas Vitiellos do të jetë e rëndësishme siguria e Champions me garanci matematikore dhe më pas do të bëhet lajmërimi.

Këtë herë ai qe shkruan eshte Fabrizio Romano. Gazetari, i cili në të kaluarën mbante gjallë pistën e Newcastle, jep Botman një hap larg Milanit. Ai do të jetë nënshkrimi i parë i kuqezinjve, të cilët po punojnë për të gjetur një marrëveshje totale me Lille. Një marrëveshje me francezët që duhet të kalojë për një shifër afër 25/30 milionë eurove.

Milani po përgatitet të mbyll akordin për Botman. Sigurisht që nuk është një surprizë, si Divock Origi, gjithnjë e më shumë në radarin e Djallit.

Pa rinovim me Liverpoolin, belgu do t’i bashkohet kuqezinjve në një transferim të lirë.

Një kontratë katërvjeçare është gati për sulmuesin me rreth katër milionë euro neto në sezon.

Tags: maldini

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

12 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

47 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

58 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

59 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago