Categories: sport

Maldini konfirmon afrimin e Giroud dhe qetëson tifozët për yllin e mesfushës

Nga zyrat e Ligës së Serisë A, ku u hodh shorti për kalendarin e sezonit të ri, Paolo Maldini njoftoi një tjetër afrim të Milanit. Bëhet fjalë për sulmuesin francez Olivier Giroud, që ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë dhe pritet nesër në Milano, teksa Maldini nuk ngurron të bëjë shaka edhe për moshën e futbollistit.

“Po, nesër duhet të vijë në Mialno. Giroud është një kampion jo vetëm me Francën, por edhe me Chelsea-n, ku fitoi Ligën e Kampionëve. Kemi një skuadër të re në tërësi dhe natyrisht që kemi nevojë edhe për futbollistë të tillë me eksperiencë. Giroud dhe Ibra do të bëjnë një dyshe të rinjsh në sulm”, u shpreh Maldini.

Të lidhura

None found

Drejtori teknik i kuqezinjve ka zbuluar se po punon për të afruar edhe një tjetër futbollist në repartin e sulmit, por në të njëjtën kohë ka qetësuar tifozët për të ardhmen e mesfushorit Franck Kessie, me të cilin po negociohet rinovimi.

“Duam të afrojmë edhe një futbollist të ri, që të rritet me Ibrën e Guiroud, ndërsa më pas do shohim çfarë rastesh do na sjellë merkatoja. Për Kessie duhet të rrini të qetë, pasi lojtari do të qëndrojë gjatë me Milanin. Kur të kthehet nga pushimet, do negociojmë edhe rinovimin, por nuk besoj se do të kemi probleme”, deklaroi Maldini.

të fundit

Ethet e Nilit Perëndimor shkaktojnë viktimën e 11-të

"Një paciente 66-vjeçare nga Rosomani ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, tek e cila u konfirmua në laborator…

2 minutes ago

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit, Al Jazeera: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe arsim më të mirë!

Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…

5 minutes ago

Tensionet rikthehen para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ngrenë barrikada

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...]Read More...

11 minutes ago

Kallëzohet penalisht zyrtari policor në Kratovë, dyshohet se qëlloi disa herë në ajër

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…

15 minutes ago

Në gjykatë nis procesi ndaj personit të akuzuar për kërcënim me vrasje ndaj Vjosa Osmanit

Mesazhi “Mas more se ajo që e shet venin pak esht plumbi per te, rnoft Albini me popullin” i postuar…

17 minutes ago

Rruga e Durrësit si “fushë-betejë”/ Protestuesit nuk dorëzohen, hedhin gurë në drejtim të efektivëve! Drejtori i Policisë Skënder Hita zbret në terren

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…

26 minutes ago