sport

Makthi i Alisson, rrezikoi të tërhiqej sepse ishte i “vogël e trashaluq”

Një nga portierët më të paguar të të gjitha kohërave mund të mos kishte qenë një portier.

Në fakt, ai mund të mos luante as futboll, edhe pse ishte ëndrra e tij që kur ishte fëmijë.

Megjithatë, Alisson rrezikoi seriozisht të varte dorezat, i bindur nga dikush se nuk do t’ia dilte kurrë. Por për fat të mirë ishte një engjëll mbrojtës në ekipin e të rinjve të Porto Alegre Internacional që vëzhgoi rritjen (në çdo kuptim) të portierit.

I cili nga “i vogël dhe i trashaluq” e gjeti veten në Olimpin e topit. E, siç tha për The Sun pak kohë më parë, Daniel Pavan ka çdo arsye në botë për të qenë krenar për karrierën e Alisson.

LAMUTMIRË NGA FUTBOLLI – Po, sepse është e çuditshme të thuhet, por nuk është dukur gjithmonë aq e qartë se braziliani do të shpërthente… “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam parë Alisson të luajë Kupën e Botës dhe se është transferuar në një nga klubet më të mirë në botë. Kur filloi ai kishte një rritje më të ngadaltë se djemtë e tjerë, kështu që si portier ishte shtatshkurtër dhe kishte probleme me peshën. Dhe kjo ndonjëherë i kushtonte atij fanellën titullare dhe e detyronte të ulej në pankinë. E një ditë prindërit e tij erdhën duke të më takonin, sepse mendonin se i biri nuk kishte të ardhme në futboll dhe donin që ai të linte sportin”. Një zgjedhje drastike, por pjesërisht e justifikuar nga shqetësimet e një familjeje për fëmijën e tyre.

GRYKËS – “Ata mendonin se duke studiuar ai do të ndërtonte një të ardhme më të mirë dhe se duhej të largohej nga Internacional, por unë arrita t’i bind se Alisson duhet të përfundojë vetëm fazën e tij të zhvillimit dhe se ai do të kishte një të ardhme të shkëlqyer si portier. Ishte më i ngadaltë se djemtë e moshës së tij, por për gjestet teknike nuk kishte konkurrencë”. Dhe në fund Pavan kishte padyshim të drejtë, por iu desh të djersiste shtatë këmisha për t’i shpjeguar Alissonit të vogël se ndoshta preferenca e tij për ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara nuk duhej të kënaqej deri në fund. Por në fund natyra e bëri rrugën e saj dhe ish-i vogli dhe trashaluqi Alisson Becker tani është një mal me muskuj dhe një nga portierët më të mirë në botë.

Tags: Alisson

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

27 minutes ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

30 minutes ago

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

9 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

9 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

9 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

9 hours ago