sport

Majkëll Olise largohet vetëm me kërkesën e tij, eksperti i merkatos zbulon skenarin e vetëm që mund ta çojë te Reali

A do të duhet Bajerni të shqetësohet për qëndrimin e Majkëll Olise edhe këtë verë? Insajderi i merkatos, Fabricio Romano, iu përgjigj kësaj pyetjeje të enjten me një përgjigje të qartë: ndoshta!

A po përballet Bajerni i Mynihut me një skenar katastrofik sa i përket Majkëll Olise këtë verë? Pasi largimi i yllit francez ishte përjashtuar kategorikisht gjatë javëve të fundit, insajderi i merkatos Fabricio Romano, ka lënë tani të hapur mundësinë për një transferim sensacional te Real Madridi.

Të lidhura

None found

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar mes Real Madridit dhe Bajernit për transferimin e sulmuesit francez. Klubi bavarez vazhdon ta konsideroj 24 vjeçarin një nga shtyllat kryesore për sezonet e ardhshme. Në një video në kanalin e tij, gazetari shpjegoi se ekzistonte vërtetë një mënyrë që futbollisti i jashtëzakonshëm të përfundonte te gjiganti spanjoll në javët e ardhshme. Sipas tij, gjasat janë shumë të vogla, por ekzistojnë.

“Mund të konfirmoj se mesazhi i Bajernit mbetet i njëjtë: ata duan ta mbajnë Olisen dhe i qëndrojnë plotësisht këtij qëndrimi. E konsiderojnë atë një pjesë absolutisht kyçe të skuadrës, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Ata duan t’i ofrojnë një kontratë të re. E vetmja mënyrë që të hapet dera për një largim këtë verë apo në të ardhmen është që Majkëll Olise të thotë: Më lini të largohem”, shpjegoi Romano.

Sipas insajderit të merkatos, Olise deri më tani nuk e ka bërë një kërkesë të tillë. Megjithatë, ai zbuloi se Real Madridi është përgatitur pikërisht për një skenar të tillë.

“Nëse kjo ndodh (nëse Olise shpreh dëshirën për tu larguar) dhe dikush nga ekipi i tij i thotë Real Madridit: Mund ta realizojmë këtë marrëveshje, atëherë Real Madridi do të jetë gati. Reali është i përgatitur të bëjë një ofertë. A mund ta realizoj Madridi transferimin? Kjo varet nga Bajerni. Deri tani, dera e tyre është e mbyllur”, tha Romano, duke shtuar se një efekt domino do të vihej në lëvizje nëse Olise do t’i kërkonte klubit bavarez largimin.

Sipas raportimeve, kampionët rekord të Gjermanisë planifikojnë të zhvillojnë së shpejti bisedime me përfaqësuesit e Olises për zgjatjen e kontratës, e cila do të përfshijë edhe një rritje page. Këto bisedime ende nuk kanë nisur për shkak të Kupës së Botës.

të fundit

Dy tramvaje përplasen në Gjermani, rreth 25 të plagosur, tre në gjendje kritike

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin…

5 minutes ago

Citizens Gather in Skanderbeg Square on 68th Day of Protests Against Rama, Demand His Resignation

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive…

12 minutes ago

Trump Favors JD Vance as a Potential Successor for the 2028 Presidential Election, According to The Washington Post

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se dëshiron zëvendëspresidentin JD Vance si një kandidat të mundshëm për ta pasuar në garën…

12 minutes ago

Erenik in Junik to Become the First River in Kosovo Rehabilitated Using Nature-Based Solutions

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka bërë të ditur se lumi Erenik në Junik do…

13 minutes ago

Mustafa: PDK Ready to Play a Decisive Role in Forming the New Government

Rrustem Mustafa nga PDK-ja tha se koha është për përgjegjësi politike dhe se PDK-ja ka rol vendimtar për një qeveri…

13 minutes ago

Pacolli on Vlora Airport: Mabetex’s First Failure, We Will Take the Case to Arbitration and Court

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën rreth projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se kompania e…

14 minutes ago