Mike Maignan raportohet se ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit nga Milani, pasi ka kërkuar një rritje të madhe të pagës, gjë që ka vendosur në alarm Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munich.
Portieri francez momentalisht ka kontratë me Milanin deri në qershor të 2026, me një pagë në vlerë prej 2.8 milionë eurosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset.
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Milani ka propozuar një ofertë rinovimi e cila do ta dyfishonte pagën e tij në 5 milionë euro për sezon me bonuse, ofertë kjo e cila u refuzua nga Maignan.
Është raportuar se agjentët e tij kanë kërkuar për një rritje të pagës deri në 8 milionë euro në vit, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në ekip së bashku me Rafael Leaon.
“Rossonerët” pritet që të vijnë së shpejti me një ofertë të re prej 6 milionë eurosh me bonuse, që është e njëjta pagë që kishte pasur Gianluigi Donnarumma para se të largohej si lojtar i lirë.
Milan natyrisht që nuk do të dëshirojë të bëjë gabimin e njëjta përsëri, kështu që nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet, ata do të mund të mbesin të detyruar që ta shesin Maignan tek PSG ose Bayern Munich. /abcnews.al
Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje…
Babai dhe vëllai i Jurgen Karajt, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e prroit të fshatit Dares, i…
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…