sport

Magnian dhe Giroud rikthejnë Milanin e madh në Champions League, kuqezinjtë kalojnë në gjysmëfinale

Milani ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Champions League, pas barazimit 1-1 me Napolin në sfidën e dytë në stadiumin “Armando Maradona”, pasi në ndeshjene  parë kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0.

Heroi i këtij takimi padiskutim që është Leao, i cili i dhuroi një asis me portën e boshatisur Oliver Giroud i cili nuk gaboi të kalonte kuqezinjtë në avantazh në minutën e 44-të, pasi vetëm 20 minuta më herët gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ndërkohë që në pjesën e dytë pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme Napoli arriti të barazonte shifrat vetëm në minutat e fundit me Osimeh, ndërkohë që në minutën e 82-të Kratskhelia humbi një penallti.

Tashmë kuqezinjtë në gjysmëfinale mund të përballen me Interin, pasi zikaltrit kanë fituar në ndeshjen e parë 0-2 përballë benfikës në Portugali.

/AlbEu.com/

të fundit

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh

Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar…

8 minutes ago

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër…

25 minutes ago

Qeveria britanike akordon 100 milionë paund kundër emigracionit të paligjshëm

Qeveria britanike është nën presion të vazhdueshëm mbi imigracionin, në kontekstin e një çështjeje pan-evropiane që është shfaqur si një…

49 minutes ago

Automjeti del nga rruga në aksin Fier-Levan dhe përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në spital shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë…

1 hour ago

Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë

Vendet nordike po përjetojnë një vapë vërtet të paparë. ”The Guardian” raporton se një stacion meteorologjik në pjesën norvegjeze të…

1 hour ago

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën…

2 hours ago