Categories: sport

Magani: Presidenti i Egnatias ka bërë punë madhështore, barazimi rezultat i mirë

Tirana nuk ka arritur më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Egnatias. Bardheblutë janë përpjekur që në pjesën e parë për të gjetur golin, por nga ana tjetër edhe rivalët ishin të rrezikshëm në saj të shumë afrimeve cilësore në këtë merkato vere.

Goli do të gjendej në minutën e 52 nga Seferi me një goditje të bukur. Menjëherë nisi të festonte duke vendosur duart në vesh, për të kërkuar heshtjen e kritikëve për shkakun e gabimeve para porte. Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë do të ishte Imeri që prodhoi perlën nga distanca duke shtangur Bekajn.

Të lidhura

None found

Ndërkohë Seferi do të ishte kthyer në hero nëse nuk do të ishte VAR. Sulmuesi i Tiranës gjeti rrjetën por pas më shumë se 5 minutash duke parë VAR do të akordohej për pozicion jashtë loje, pasi Xhixha kishte ndikuar në aksion. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Magani: “Një pikë me Tiranën është rezultat i mirë. Ishte ndeshje e balancuar, si kishim ne rastet, kishte edhe Tirana. Barazimi ishte rezultat i drejtë, por me pak fat edhe mund të fitonim. Nuk kemi historinë e ekipeve të Superiores, por organikën e kemi. Presidenti i Egnatias ka bërë punë madhështore në pak vite, ka ndërtuar stadium, ka marrë lojtarë nga ekipet kampione”.

Shehi: “Goli i anulluar te Seferi ishte i drejtë. Por unë kam pretendime për rastin e Ngo në minutën e fundit, ajo tërheqje. Ishte penallti sade, shiheni edhe tani, bëjeni VAR edhe tani. Kështu të hedh poshtë të gjithë djersën. Duhej të shihej ky rast, nuk ka lidhje minutat. Xhixha? Jam i kënaqur deri tani me këtë futbollist. Dilnim mirë në krahë, por nuk i shfrytëzuam mirë rastet. Ikja e Celhakës na ka prishur jo pak punë në mesfushë, jemi pak deficit në këtë aspekt. Terreni është armiku ynë, ne u përpoqëm shumë”.

të fundit

Flick i bindur: Lamine Yamal e meriton “Topin e Artë

Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”.Trajneri i…

11 minutes ago

Chelsea përmbys Leedsin dhe siguron kualifikimin në EFL Cup

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL…

11 minutes ago

Tensions rise between Ukraine and Russia as Kyiv attacks Novorossiysk with drones

Një zonë e re me rrezik të lartë po shfaqet në Detin e Zi, pas sulmit ukrainas ndaj objekteve ushtarake…

14 minutes ago

Sportingu përmbys Galatasarayn me tri gola pas pushimit

Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.Galatasaray…

52 minutes ago

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Slovan Bratislavës në “Parkun e Princave

Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.“Parisienët”…

52 minutes ago

Arsenali mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”, Odegaard shënon golin vendimtar

Arsenali e ka nisur me fitore fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 1-0 në…

53 minutes ago