sport

Mafia italiane i vihet pas familjes të Gattusos pasi nuk pagoi gjobën

Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike, Gennaro Gattuso, është njohur për një temperament të ashpër dhe agresiv, por reputacioni i fortë i futbollistit në fushë duket se nuk i ka stepur gangsterët italianë t’i vendosin një gjobë.

Ylli në pension i Milanit ndodhet në një përplasje me ‘Ndrangheta-n’, një nga organizatat mafioze që po dominon në Itali, kryesisht me qendër në Kalabri.

Të lidhura

None found

Kjo sindikatë, e njohur për shkatërrimin e shumë jetëve, tashmë i ka vënë sytë te familja e 46-vjeçarit Gattuso.

Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton se kalvari i familjes nisi kur Francesco Gattuso, babai i Gennaros, vendosi të hynte në industrinë e fotovoltaikëve. Sipërmarrja e propozuar ishte menduar të ishte një biznes familjar, me motrën e Gattusos, Ida, e cila do të ishte bashkëpronare gjithashtu.

Gangsterët nuk humbën kohë dhe propozuan shërbimet e tyre “mbrojtëse” për biznesin e babait të Gattusos.

Ata kërkuan një tarifë prej 3,000 Euro.

Kur propozimi i mafiozëve u refuzua, makthi i familjes mori një kthesë për keq. Më 17 tetor, një person i panjohur i vendosi flakën makinës së Idës. Vetëm dy muaj më vonë, një tjetër nga makinat e saj u dogj.

“Kjo seri incidentesh të frikshme la të gjithë familjen të pushtuar nga frika, të shqetësuar për veprimet e mëtejshme të mafias”, shkruajnë mediat italiane.

Për të rritur sigurinë e tyre, Francesco Gattuso punësoi punonjës profesionistë sigurie, megjithëse kjo nuk arriti të zgjidhte situatën. Ida përfundimisht e çoi çështjen në polici. Gjatë procesit, u zbulua se Gennaro ishte detyruar gjithashtu të përfshihej. Ai pranoi kërkesat e mafias duke paguar 3,000 euro përmes një miku të tij më 10 janar.

Pas denoncimit policia arrestoi personin përgjegjës për djegien e makinave të Idës, si dhe personin që kishte orkestruar aktin. Megjithatë, ata janë vetëm dy operativë në një rrjet të gjerë kriminal që potencialisht mund të vazhdojë të dëmtojë familjen Gattuso, raporton euronews.al.

Aktualisht, Gennaro Gattuso drejton skuadrën franceze të Olympique Marseille, ku po mendon seriozisht zhvendosjen e familjes së tij në Francë. /GazetaSinjali/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago