sport

Lushkja e Deliu dërgojnë Tiranën në Stamboll

Tirana bën mrekullinë në Gjeorgji, fiton 1-2 ndaj Dinamos së Batumit dhe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballet Beshiktashin.

Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan në “Air Albania”.

Fillimisht shënoi Lushkja në minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën dyfishoi Deliu. Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1-2, por nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesë.

Golat:

Tirana në avantazh. Bardheblutë po përballen në transfertë kundër Dinamo Batumit, sfidë që u zhbllokua në minutën e 28’.

Regi Lushkja mori një pasim nga Ardit Hila dhe goditi menjëherë, duke ndezur festën bardheblu në Gjeorgji.

Në minutën e 78-të erdhi goli i dytë i bardhebluve nga këmbët e Deliut, i shërbyer me zgjuarsi nga Jonuzi.

Pa sekonda para se të mbyllej koha e rregullt, Kapakadze ngushtoi diferencën në 1-2.

Takimi i parë, në “Air Albania”, përfundoi në barazim 1-1./ SuperSport

të fundit

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…

15 minutes ago

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…

23 minutes ago

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…

2 hours ago

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO)

Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…

2 hours ago

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…

2 hours ago