Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke u zyrtarizuar te skuadra turke Amedspor.
None found
27-vjeçari i është bashkuar klubit nga Turqia pas transferimit nga CSKA Sofia, me të dyja palët që kanë arritur marrëveshje për një kontratë trevjeçare.
Pas dy sezonesh në futbollin bullgar, Dellova i jep fund qëndrimit te CSKA Sofia, skuadër me të cilën luajti rregullisht dhe u kthye në një prej mbrojtësve më të sigurt të ekipit.
Te Amedspor, futbollisti kosovar do të jetë nën urdhrat e trajnerit Besnik Hasi dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në vijën defensive të skuadrës.
Ekipi turk do të marrë pjesë në Superligën turke në sezonin 2026/27, pasi arriti të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit në Turqi.
Në radhët e Amedsporit, Dellova nuk do të jetë i vetmi lojtar nga Kosova.
Pjesë e kësaj skuadre janë edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, çka e bën klubin një nga ekipet me numrin më të madh të futbollistëve kosovarë në kampionatin turk.
Përpara kalimit në Bullgari, Dellova ka luajtur për Ballkanin, Prishtinën, Hajdukun të Splitit dhe Lirinë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës numëron 23 paraqitje dhe tre gola të shënuar.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…